Pas suksesit në serialin “Mos ma lësho dorën”, Alina Boz rrëfen planet për martesë…

Showbiz

Alina Boz është aktorja që e kemi parë në rolin e Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën” të cilin e kemi ndjekur në platformën Tring.
Pas gjithë suksesit që i solli ky serial, duket se Alina do hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e saj. Është përfolur së fundmi për romancën e aktores me Mithat Can Ozer. Çifti pohoi para intervistuesve se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë. Për sa u përket planeve për martesë, ata i lanë të gjithë me dyshime duke thënë se në momentin që do kenë një datë zyrtare do t’a ndajnë këtë lajm me të gjithë.