Eleni Foureira këngëtarja me origjinë shqiptare rrembeu zemrat e publikut europian me performancën e saj në Eurovizion. Ajo ishte përfaqësuese e Qipros dhe arriti të marrë çmimin e dytë me këngën e saj “Fuego” dhe u vlerësua maksimalisht nga publiku. Sot gati një muaj pas Eurovisionit, Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim Elenin të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në Instagram e cila u shpreh e lumtur për vlerësimin nga presidenti. “E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades.Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”- ka shkruar ajo.