Pas suksesit absolut si ‘Gylbeni’, Merve Dizdar në pritje të roleve sfiduese

Showbiz

Merve Dizdar, e cila portretrizoi personazhin e paharrueshëm të Gylbenit në serialin “Apartamenti i Pafajësisë”, ka folur në lidhje me projektet e reja të cilat do ta rikthejnë atë sërish pranë publikut.

Duke iu referuar bashkëpunimit të ardhshëm Dizdar zbuloi dy nga e mrat e aktorëve me të cilët pritet të ndaj sheshxhirimin, Çaglar Ertogrul dhe Berkay Ateş .

Krahas entuziazmit për projektin e ri, ajo tregoi se shfaqja muzikore “Liza në botën e çudirave”, do të vendosej në skenë edhe gjatë këtij sezoni. “Vlerësimi i punës tonë nga ana e publikut, bën që t’i rikthehemi vetvetes dhe roleve sa herë që ai na thërret! Uroj që së bashku me kolegët, të vazhdojmë ta impresionojmë publikun, qoftë në ekrane apo platforma digjitale”, ishte deklarata e aktores e cila dukej e kënaqur nga puna e saj e deritanishme, njikohsisht e gatshme dhe sfiduese ndaj roleve dhe projekteve të reja.