Pas skualifikimit nga Kampionati Europian, Strakosha ngjall dyshime se ka pësuar “humbje” edhe në dashuri

Showbiz Sport

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare. Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnereve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës kjo i ka munguar. Te paktën publikisht ai nuk e ka marrë “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu gjatë këtij Europiani.

Pas mosshfaqjes së  modeles, nuk ka shpëtuar nga vëmendja mediatike edhe një tjetër detaj i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot që kishin së bashku në profilet përkatëse në Instagram. Kujtojmë, se katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther Adjoa Asiedu. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, pikërisht për këtë arsye “zhdukja” papritur nuk mund të kalonte pa rënë në sy.