Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen, janë duke kaluar disa ditë pushimi në Bodrum. Teksa pushonin të shkujdesur, pak ditë më parë, paparacët kanë mundur të kapin disa foto të çiftit duke shkëmbyer puthje dhe përqafime nën çadër.
Këto foto mësohet se kanë krijuar shqetësime tek familjarët e çiftit, e për pasojë i kanë konfliktuar ata me familjarët e tyre. “Të dashur njerëz, e keni shumë me dëshirë të gjykoni apo jo? Mos ndoshta iu bën të ndiheni më të mirë sesa jeni realisht? Iu duket vetja të suksesshëm nëse gjykoni? Më të mirë? Më të ndershëm? Më të pafajshëm sesa jeni realisht? Nëse kjo gjë iu bën kaq të lumtur, mund të vazhdoni ta bëni… ” ka shkruajtur aktorja.