Pas shuplakës së Will Smith ndaj Chris Rock edicionin e kaluar, “Oscars 2023” shton masat

Showbiz

Organizatorët e “Oscars” këtë vit do të shtojnë një grup pune të ashtuquajtur  ‘ekip krize’ në rast se do të ketë një tjetër incident si ai i vitit të kaluar. Një ekip profesionistësh do të jenë në terren në ndarjen e çmimeve të Akademisë që do të zhvillohet në Los Angeles më 12 mars.

Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi hapur mendjen për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, ka thënë Bill Kramer, drejtori i Akademisë së Shkencave dhe Filmave. “Këto plane krizash na lejojnë të themi se ky është grupi që duhet ta mbledhim shumë shpejt. Le të shpresojmë që diçka të mos ndodhë dhe ne kurrë nuk duhet t’i përdorim këto, por ne kemi tashmë korniza në vend që mund t’i modifikojmë”, specifikoi Kramer në deklaratën e tij.

Kjo masë e re vjen pas skandalit të Will Smith në “Oscars 2022”, ku goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, pas një shakaje që bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Atë mbrëmje, Smith po ashtu mori çmimin e parë për ‘aktorin më të mirë’ për rolin në “King Richard”. Pak pas incidentit, u vendos që aktorit t’i ndalohej të merrte pjesë në Oscars dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.