Ishin një ndër çiftet më simpatikë në botë dhe prej vitesh shijuan lidhjen e tyre, lidhje kjo që nuk ishte e destinuar të zgjaste. Marrëdhënia me futbollistin tashmë duket një histori e harruar dhe për bukuroshen ruse Irina Shayk jeta vijon, madje ajo mendon se ka rilindur. Në media u raportuat se ndarja e tyre erdhi pasi Irina nuk pranoi të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së Maria Dolores dos Santos Aveiro, nënës së sulmuesit portugez.Por, modelja ruse ka treguar sërish arsyet e ndarjes.
Irina thotë se ishte ajo që e la Ronaldon, për shkak se kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar me femra të ndryshme, ndërkohë që ata ishin të lidhur bashkë. “U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qёndrova pranё edhe kur shpёrthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza tё tjera. Kur e mёsova tё vёrtetёn, ishte shumё e rёndё pёr mua. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal pёr mua. Mashkulli im ideal ёshtё i ndershёm, nje xhentёllmen qё di si tё sillet me gratё. Nuk besoj tek burrat qё na bёjnё tё vuajmё vetёm sepse vetё, nuk janё pjekur akoma” tha Irina.