Princesha Beatrice është fejuar me manjatin italian Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjat prej disa kohësh. Ajo deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet.
Buckingham Palace konfirmoi se i dashuri jashtëzakonisht i pasur i Beatrice-s, Edoardo Mapelli Mozzi, i propozoi princeshës gjatë një fundjave në Itali.
“Jemi ekstremisht të lumtur të ndajmë me ju lajmin e fejesës. Jemi të dy të emocionuar të fillojmë këtë aventurë së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ndajmë shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë që ky do të jetë motivimi ynë në vitet që do vijnë, që do jenë të mbushur me dashuri dhe lumturi”, -është shprehur çifti për mediat.