Lidhja dhe fejesa e shpejtë e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës, për fat të keq, nuk ishte e thënë të vazhdonte gjatë. Lajmi i pak javëve më parë që lidhja ka marrë fund pushtoi të gjitha portalet. Sinjalet e para u duk se i dha këngëtarja pas zhdukjes nga profili i saj i të gjitha fotove me Seldin dhe pas saj, edhe Seldi bëri të njëjtën gjë.
Edhe pse në heshtje, dy këngëtarët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe zërat që dashuria kishte marrë fund po vërtetoheshin edhe me heshtjen e çiftit.Por, së fundmi, Seldi e pranoi publikisht ndarjen nga Mimoza.“Faktikisht, ne nuk jemi me më njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë, por kështu paska qenë e shkruar”, – tha këngëtari duke shtuar se ka shumë respekt për Mimozën, ashtu si edhe për familjen e saj.
Lexoni gjithashtu: Moderatorja e njohur e «Tring Stars» sjell në jetë djalin e saj, zbuloni emrin e veçantë!