Çifti i njohur janë përfolur prej kohësh për një krizë në marrëdhënien e tyre, por e kanë mohuar këtë gjë vazhdimisht. Pas 3 vitesh e gjysëm lidhjeje, Serenay dhe Kerem kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur gjuhën e përbashkët, duket se dy të rinjtë nuk ia kanë dalë dot mbanë t’i rikthehen raportit të tyre të mëparshëm.
“Kemi humbur entuziazmin në lidhjen tonë, nuk ndihemi më si më parë,” ka thënë aktorja e serialit “FI” të cilin e ndiqni çdo të enjte në Tring. Tashmë, Serenay është në kërkim të një shtëpie të re, duke qenë se këto vite bashkëjetonte me Kerem në shtëpinë e tij. Deri tani, nuk dihet arsyeja e ndarjes, apo nëse ndarja ishte miqësore mes dy aktorëve të talentuar.