Pas shtrimit në qendër rehabilitimi, Ben Affleck humbet rolin e ‘Batman’!

Showbiz

batman
E ardhmja e Ben Affleck si “Batman” mund të ketë përfunduar. Kjo për shkak të kostove të larta të rehabilitimit të aktorit. Ben u fut në qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit këtë javë me nxitjen e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner. Kjo ishte hera e dytë brenda një viti dhe e treta në dy dekadat e fundit që aktori merr trajtime të tilla. 

ben rol

Kjo sjellje e përsëritur e tij, duket se e ka detyruar Warner Brosin t’i heqë rolin e “Batman” për shkak të mos përballimit të kostove të kushtueshme të sigurimit. Prodhuesit mund të detyrohen të lënë mënjanë gjysmën e buxhetit të filmit për të siguruar aktorin. Kjo do të ishte një shumë prej nëntë shifrash, nëse filmi i ardhshëm i Affleck për Batman do të ketë një buxhet të krahasueshëm me 300 milionë dollarë të Justice League. Ben Affleck ka luajtur në tri filma me superheronj Batman v Superman: Dawn of Justice, Suicide Squad dhe Justice League.