Sipas lajmeve të fundit, Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë vendosur të qendrojnë për pak kohë larg njëri-tjetrin për t’ju përkushtuar më shumë familjes. Lajmi se dy këngëtarët e njohur u rikthyen sërisht bashkë nuk u prit aspak mirë, sidomos nga mamaja e Selenes. Edhe pse e gjithë vëmendja ishte në marrëdhënien e tyre, ka qenë Selena ajo që me ndryshimin që ka bërë në pamje, i ka habitur fansat e saj. 25 vjeçarja u fotografua me miken e saj në Malibu. Gomez kishte prerë flokët dhe i kishte lyer ato kafe.