Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikkatil. Sherr ky që ka ndodhur në një klub. Këtë të hënë, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të akuzuarin, Krenar Çoçaj, nga shtytje në vrasje – në pjesëmarrje në rrahje.
Gjykata e ka dënuar Çoçajn dhe vëllai i reperit Unikkatil me 1 vit burg. Sipas aktakuzës më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën. Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.