Në rrjet kanë qarkulluar video nga një sherr që ka ndodhur këtto ditë në Sarandë. Në video dëgjohet një vajzë teksa thërret Trejsin në emër dhe të gjithë aluduan për një përfshirje të Trejsit.
Ajo ka vendosur të kthejë një përgjigje në Instastoryn e saj duke shkruar:
“Përshëndetje! Ka disa ditë që qarkullon lart e poshtë një video ku duket sikur unë përfshihem në një debat. Faktikisht pamjet e njerëzve jashtë atij clubi të lënë ta mendosh diçka të tillë por unë doja t’ju qetësoja sadopak të gjthëve pasi lajmi nuk është i vërtetë. Unë kam ardhur për pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnjë konflikt. Nuk është faji im që ka njerëz që zihen nëpër clube ku jam dhe unë prezente po kjo s’do të thotë detyrimisht që kam dhe unë lidhje me sherrin! Kështu që merruni me punët tuaja se të ishte për portalet do më kishin nxjerrë mam të divorcuar me dy kalamaj deri tani. Kalofshi një ditë të mirë!”- shkruan Trejsi në postim.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Trejsi përfshihet në sherre të dhunshme.