Pas Serenay Sarikaya, edhe Kerem Bursin flet për aludimet rreth lidhjes së tyre!

Showbiz

seren kerem
Kohët e fundit në media po përflitet për një ndarje të mundshme të Serenay dhe Kerem. Aktorja e serialit “FI” të cilin e ndiqni çdo të enjte në Tring, Serenay Sarikaya, është munduar vazhdimisht t’i mohojë zërat që qarkullojnë për ndarjen e saj. Me një lidhje shumë-vjeçare, duket se fansat janë të bindur për një gjë:Nëse çifti nuk martohen së shpejti, atëherë janë ndarë.

kerem bursin 100702SE

Një lidhje kaq e gjatë, pa dhënë ndonjë lajm për një martesë në horizont, i ka bërë të gjithë të mendojnë se gjërat ndoshta nuk shkojnë ashtu siç duhet. Shtuar këtu edhe fakti që Kerem kalon jashtmase shumë kohë në Amerikë, pra larg Serenay, atëherë aludimet bëhen edhe më të besueshme. Kerem së fundmi ndodhet në Turqi, ku i pyetur nga gazetarët, është siguruar që t’i mohojë zërat e ndarjes njësoj si partnerja e tij. “Unë jam këtu, çdo gjë shkon më së miri,” ka thënë ai.