Hailey Baldwin në tapetin e kuq të “Met Gala” u shoqërua nga këngëtari Shawn Mendes me të cilin mendohej se modelja ishte në një lidhje. Për këtë u fillua të dyshohej se arsyeja e ndarjes së saj u bë Justin Bieber me të cilin është fotografuar disa herë, madje edhe duke u puthur.
Në një intervistë për një media kineze Mendes ka treguar se me Hailey janë thjesht shokë shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie. I pyetur çfarë mendon për lidhjen e saj me Justin Bieber ai është shprehur se do të ishte shumë bukur nëse ata do të ishin bashkë.
“Nuk e di nëse janë në lidhje apo jo. I dua që të dy dhe që të dy janë njerëz të mirë”, ka thënë Shawn, i cili ka shtuar se është gjë shumë e bukur nëse ata të dy me të vërtetë janë një çift.