Pas rehabilitimit të Demi Lovato, shpërndarësi i drogës po tregon histori kudo…

Showbiz

demi droge
Këngëtarja e njohur u gjet pak kohë më parë në gjëndje të rëndë për jetën, pas kalimit në mbidozë opiatesh. E kemi ndjekur përmirësimin e saj fazë pas faze, që nga momenti i shtrimit në spital. Por, tashmë që Demi duket se është gati t’i rikthehet jetës së saj, personi i cili i siguroi drogën ka filluar të flasë me çdo media online variantin e tij të historisë.

lovato2

Sipas Brandon Johnson, Demi e kontaktoi atë natë në 4 të mëngjesit dhe ai e dinte shumë mirë se për çfarë e kishte telefonuar. Kishte marrë disa kokrra me vete, të cilat Demi e kishte shumë të qartë që ishin blerë në treg të zi dhe jo në farmaci. Megjithatë, sipas tij, ajo pranoi t’i pinte ato dhe nuk i interesoi prejardhja. Johnson ka treguar se ai dhe Demi janë droguar shumë shpesh bashkë, madje kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale. Gjë, të cilën Demi e mohon kategorikisht. Ndërkaq, Johnson është siguruar të japë detaje të “marrëdhënies” së tyre kudo ku ka mundur.