Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar me një palë bikini në ngjyrë të zezë që na duhet të themi se janë disi të vogla për të. “Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës nga pushimet në Ibiza”, kanë shkruar mediat e huaja.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar vetë nëna e Ritës, Vera, e cila përmes një postimi i kërkoi të bijës që herën tjetër të dalin bashkë për të blerë, në mënyrë që të sigurohet se ka marrë numrin e duhur të rrobave të banjos.
“Rita Ora dukesh për mrekulli, vetëm të lutem më lejo të vij me ty për të blerë rroba banjo herën tjetër, që të sigurohem se po merr masën e duhur”, ka shkruar me shaka Vera Ora.