Dafina është një këngtare shumë e arritur dhe karriera e saj mund të themi se po arrin kulmin. Gjithmonë përflitet si një femër në karrierë dhe rrallë e mendojmë apo imagjinojmë jetën e saj familjare.
Mirëpo, Daffy së fundmi ka befasuar të gjithë me një mesazh të publikuar në Instagram. Shfaqet duke mbajtur në duar një bebe dhe thotë se e di që duhet ta ketë një fëmijë e se do të jetë një nënë shumë e mirë. “E di, duhet të kem fëmijë. Do të jem një nënë e mirë”, ka shkruar këngëtarja teksa shihet duke luajtur me djalin e vogël.