Pas problemeve me babain, Bebe Rexha merr kritika të ashpra edhe nga mamaja e saj!

Showbiz

bebe hurrah
Pas publikimit të këngës “Last Hurrah”, Bebe Rexha ka marrë komente të shumta, madje dhe nga familjarët e saj. Pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se babai i saj nuk i fliste më, sepse sipas tij e kishte turpëruar me skenat provokuese në klip.Ndërkohë duket se babai nuk është i vetmi person, me të cilin Bebe ka probleme. Së fundmi në një intervistë për “AOL” ajo ka rrëfyer se dhe nëna e saj e ka kritikuar për hitin, “I’m a mess”. Në një pjesë të këngës, Bebe shprehet:

bebe 600x360

“Do të jetë një jetë shumë e bukur/ Kështu thotë terapisti im”, dhe këtë gjë nëna e saj nuk e ka pëlqyer aspak. “Nëna ime e urrente kur e dëgjoi në fillim. Ajo thoshte: ‘Oh, jo, jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur mirë’. Unë i thashë: ‘Mami jemi në 2019. Nuk ka problem nëse ulesh dhe flet me dikë që nuk di asgjë për ty. Është normale të kujdesesh për veten, nuk është vetëm fizikisht, por edhe mendërisht’”, – ka thënë Bebe.Ajo ka treguar shpesh se ka pasur probleme me ankthin dhe depresionin, diçka shumë e zakonshme, por që njerëzit e kanë problem ta pranojnë. “Njerëzit kanë frikë të kujdesen në këtë mënyrë për veten e tyre, sepse nuk duan të gjykohen. Ndërsa unë dua ta tregoj”, – ka shtuar këngëtarja. Kjo është ndoshta dhe ndër arsyet kryesore që të gjithë fansat e saj e kanë ndjekur që nga fillimi dhe vazhduan ta duan po njësoj edhe sot.