Pas polemikave të shumta rreth klipit, reagon Enca!

Showbiz

enca dua
Që nga momenti i parë i publikimit të projektit të saj të ri, “Dua”, Enca është vënë në qendër të vëmendjes. Debati më i madh ishte ai rreth skenave tejet provokuese në klip dhe fabulës që ai trajtonte. Megjithatë, një tjetër detaj që ka rëndësi në klip, është edhe veshja e këngëtares. Në disa skena, ajo shfaqet me një fustan tyl të gjatë dhe të kuq. Pak a shumë një përzgjedhje të tillë ka patur edhe Adelina Berisha në këngën e saj “S’ta Fal”, gjë e cila ka bërë që Enca të akuzohet për kopjim të stilit.

enca adelna

Edhe pse fustanet janë të ndryshme, thjesht ideja e materialit dhe ngjyrës së njejtë, ka bërë të vërshojnë një sërë komentesh. Por, Enca ka zgjedhur t’iu japë një përgjigje përfundimtare të gjithëve, duke thënë: “Mos krahasoni Chanel me Uualmart.” Kështu këngëtarja nënkupton se ajo personifikon Chanel, një markë të kërkuar nga të gjithë, ndërsa vajza tjetër përfaqëson thjesht një rrjet supermarketesh amerikane.