Pas polemikave për deklaratën e Ledrit, reagon edhe Dafina Zeqiri!

Showbiz

ledri dafi
Së fundmi këngëtari i njohur Ledri Vula është përfolur shumë në media lidhur me mënyrën se si u shpreh për reperet femra.Mes shumë gjërave që ai tregoi, djekësve nuk i ka pëlqyer një fjali që është konsideruar diskriminuese ndaj grave dhe vajzave:“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat, diçka s’o n’rregull.”-u shpreh reperi dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërvihen duke e cilësuar atë çka tha ai, një koment me përmbajtje diskriminuese.Megjithatë, Ledri nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka sqaruar gjithçka.“Më vjen keq që një fjali e imja është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vetë si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”- ka shkruar Ledri në reagimin e tij në “InstaStory”.

ledrrrrrr

Ndërkohë, ditën e sotme nëpërmjet një shkrimi në “InstaStory” ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri që duket se një frazë i adresohet në mënyrë indirekte Ledrit.“Më vjen mirë që po ka femna repere që nuk shprehin pendesë, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip hop/rap femna/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo/dhe e bojna për qejf! Unë thjesht dua t’ju them të gjithave femrave repere shqiptare që: bëni rep. Bëni qejf!”-shkruan Dafina si një mesazh drejtuar gjithë repereve femra.“Ka konkurrencë sa të duash (veçanërisht djemtë) mos e poshtnoni njoni-tjetrin sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin.”- që duket direkt sikur është një thumbim për deklaratat aq të komentuar të Ledrit.

dafiiii