Afra Saraçoğlu, aktorja kryesore e serialit “Motrat”, të cilin e keni ndjekur më herët në Tring, së fundmi ka filluar sezonin e pushimeve pas përfundimit të xhirimeve për projektin e ri. Aktorja e njohur ka gjetur kohë për t’i ndarë me ndjekësitdisa çaste të lumtura nga pushimet e saj dhe gjithashtu ka pozuar me tepër hijeshi për fansat.
Aktorja, e cila ndau rolin protagonist me aktorin Mert Ramazan Demir, me të cilin u përfol gjithashtu edhe për një lidhje romantike ka zgjedhur Spanjën për pushimet e kësaj vere. Gjithashtu aktorja iu përgjigj pak kohë më parë pyetjeve lidhur me ndjenjat e saj dhe sekret e zemrës.
Kujtojmë përgjigjen e saj në të cilën shprehej se e miratonte se filtri i emocioneve të pastra të personazheve që interpretojnë në sheshxhirim i përfshin edhe vetë ata. “Të gjithë përjetojmë pakënaqësi por edhe kënaqësi në sheshxhirim, ndjenja e intensitetit të emocioneve nuk mund të kontrollohet gjithmonë, ndonjëherë vetë aktorët i dorëzohen atyre, fillimisht në të mirë të rolit, por ndonjëherë vetë ne përfundojmë në kurth”.
Në atë kohë këto fjalë të deklaruara nga vetë aktorja ndewzën diskutime të shumta. Ndga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale u vu re se aktorja 26-vjeçareështë duke i shijuar në maksimum pushimet e saj