Seriali “Baba me kohë të plotë” sapo përfundoi trasmetimin në Tring. Një serial që bëri për vete të gjithë shikuesit dhe sigurisht të gjithë fansat e Sebastian Rulli-t dhe Maite Perroni. Pikërisht kjo e fundit, aktorja që të gjithë e kemi ndjekur që në vegjëli me rolet e saj, ka prezantuar projektin e saj të ri. Këtë herë, nuk po flasim për një rol të ri apo ndonjë serial të ri, por për një projekt muzikor.
Në fakt është e ditur që Maite merret edhe me muzikë dhe është munduar gjithmonë të jetë produktive si në aktrim e si në këndim. Projekti i saj i radhës titullohet “Roma” dhe është një bashkëpunim me një reper italian. Ky projekt u prit mjaft mirë, sidomos për faktin që erdhi pikërisht në momentin që përfundoi trasmetimi i serialit të suksesshëm ku Maite ishte një ndër aktoret protagoniste.