Pas një viti tepër të vështirë, Selena Gomez zbulon planet se si do të presë 2019

Showbiz

christaaa.jpg

Këngëtarja e njohur Selena Gomez këtë vit duket se do e kalojë më familjarët e saj. Ajo ndryshe nga vitet e tjera vendosi që këtë vit ta kalojë pranë njerzve që do, duke parë televizor. Edhe pse mund të duket e mërzitshme Selena preferoi qetësinë dhe ngrohtësinë familjare më shumë sesa festat e çmendura me miqtë. Ajo shprehet se ka arsyet e veta dhe mjafton të përmendim faktin se gjatë 2018 ajo pati një periudhë mjaft të vështirë. Që nga martesa e ishi-t të saj Justin Bieber e deri tek shtrimi në spital për arsye shëndetësore. Për Selenën ky vit ka qenë një vit mjaft i ngarkuar emocionalisht. Edhe pse këngëtarja pati një shok dhe shëndeti i saj mendor u përkeqësua ajo u shfaq e lumtur dhe e shëndetshme në fillim të këtij muaji. Një fundvit pranë familjes duket se do i bëjë mirë Selena Gomezit. Ajo kërkon që 2018 të jetë pjesë e së shkuarës dhe 2019 të jetë një vit me sa më shumë dashuri të jetë e mundur.

Selena_Gomez_-_Walmart_Soundcheck_Concert.jpg