Pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika dhe rrjetet sociale, Ronela Hajti flet për periudhën e vështirë që ka kaluar

Showbiz

Një nga këngëtaret më aktive në muzikë dhe rrjetet sociale, Ronela Hajati ka pasur një shkëputje të gjatë nga publiku dhe fansat e saj në muajt e fundit. Por me anë të një story ajo ka shpjeguar arsyen pse ka preferuar të marrë një periudhë pushimi dhe ka treguar gjithashtu që ka kaluar një periudhë të vështirë dhe shumë pak ka qeshur në vitin 2020.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista, apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020-a ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (“Rron” – 2021)”, -ka shkruar Ronela.

Në një postim tjetër gjithashtu, ajo ka shkruar për gjithë njerëzit që ka humbur në këtë periudhë.

“Arsyeja e vërtetë pse je i\e mërzitur? Je e rrethuar me njerëz që vijnë dhe ikin. U kushton vëmendje njerëzve që të injorojnë. Gjen kohë për njerëzit që janë ‘shumë të zënë’ për ty. Tregon shumë kujdes për njerëz që nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për ty. Lëri këta njerëz të shkojnë.