Bashkëshortja britanike e producentit që është akuzuar për ngacmim seksual në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein ka thyer heshtjen duke treguar se nuk dinte asgjë për sjelljen e bashkëshortit. 42-vjeçarja është duke punuar për procedurat e divorcit e ka thënë se gjithçka mund të ketë ndikuar tek fëmijët.
“Ekzistonte një pjesë e imja që ishte shumë naive. Kam momente zemërimi, konfuzioni dhe mosbesimi. Humba 4.5 kg në 5 ditë. Nuk haja dot asgjë. Ishte e vështirë sepse shkruheshin artikuj për të dhe duhet të largoja fëmijët”.