Pas “Një puthje në errësirë”, Demet Ozdemir i thotë jo komedive romantike

Showbiz

Projektet e Demet Ozdemir tashmë janë suksese të padiskutueshme, sidomos serial komeditë. E njohëm fillimisht nga “Ëndërr luleshtrydhesh” e më pas tek “Dhoma 309”, por “Një puthje në errësirë” krah Can Yaman ka qenë një serial që theu çdo rekord. Pas këtij të fundit, Demet do të vijë me një tjetër serial, por jo më komedi. Aktorja është shprehur se do të eksperimentojë në role të tjera dhe do të shmangë kështu projektet e zhanrit komedi.