Të gjithë e mbajnë mend historinë e bujshme dhe fotot e famshme nga Santorini të futbollistit shqiptar Pajtim Kasami dhe këngëtaren Nikole Scherzinger. Tri vite më parë historia e tij e dashurisë me këngëtaren bëri bujë dhe pushtoi rrjetin. Çifti u kap në disa momente intime teksa putheshin gjatë pushimeve.
Futbollisti shqiptar që luan në Sion, është në një lidhje të re me një modele super seksi. Ajo është modelja zvicerane Karmen Brandler, shumë e njohur nga fotot e nxehta dhe imazhet provokuese që poston në rrjete sociale. Së fundmi, Karmen dhe Pajtimi kanë postuar vazhdimisht foto me njëri-tjetrin nga pushimet në Costa Rica dhe duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.