Pas ndarjes së bujshme, të gjithë fansat dalin ‘pro’ Serenay Sarikaya!

Showbiz
Lajmi i ndarjes së aktores së serialit “FI”, Serenay Sarikaya nga partneri i saj Kerem Bursin, shkaktoi shumë zhurmë në media. Çifti vendosën t’i japin fund lidhjes, pas 3 vitesh e gjysëm së bashku. Por, menjëherë pas ndarjes, duket se Serenay ka patur shumë më tepër mbështetës sesa Kerem. Dhe këtë, sigurisht në kohët e sotme, mund ta tregojnë vetëm rrjetet sociale.

Vetëm pak orë pas lajmit të ndarjes, fansat e Serenay filluan të rriteshin dhe ajo “fitoi” thuajse menjëherë mbi 2000 fansa. Nga ana tjetër, krejt e kundërta ndodhi me Kerem, i cili tashmë ka humbur mbi 1000 fansa nga rrjetet e tij sociale. Ky numër vazhdon ndryshon nga momenti në moment, duke treguar kështu se mbështetjen më të madhe gjatë kësaj periudhe, e ka fituar Serenay.