Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza në krahët e Adrian Gaxhës?

Showbiz

mimoza adrian
Pak javë më parë, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu pranuan se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Pas ndarjes është përfolur shumë për lidhje të reja të dy këngëtarëve, por ata i kanë mohuar të gjitha. Mbrëmjen e sotme Mimoza Shkodra është shfaqur në rrjete sociale e veshur nuse përkrah Adrian Gaxhës, i cili duket i veshur si dhëndër. Këngëtari Gena ka publikuar një fotografi të dyshes dhe bashkangjitur saj ka shkruar:

48368884 572922239816114 7311944309748531200 n

“I martuam edhe Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën. Të na trashëgohet çifti”.Pavarësisht se në foto gjithçka duket si dasmë e vërtetë e Mimozës dhe Adrianit, në fakt e vërteta është ndryshe. E gjithë kjo është përgatitur nga moderatori i njohur, Labinot Gashi. Personazhe të famshëm mblidhen të gjithë bashkë për të festuar festat e fundvitit dhe kalojnë një mbrëmje të gjatë mes këngëve e lojërave te ndryshme.