Këngëtarja Katy Perry mendoi të vriste veten pas ndarjes nga Orlando Bloom në vitin 2017. 35-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me aktorin e famshëm, pranoi se në atë periudhë po përballej me probleme si në jetën personale ashtu edhe profesionale.
“Karriera ime ishte në këtë trajektore. Po ngjitej dhe më pas filloi të binte, për mua ishte si një tërmet. Kisha dhënë aq shumë dhe më lëndoi. Isha ndarë edhe nga i dashuri im, i cili tashmë është babai i fëmijës tim,”– tha Katy, teksa tregoi arsyet që e çuan të mendonte vetëvrasjen.
“Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën, ndryshe do më kishte mbytur trishtimi im dhe ndoshta do të isha hedhur,”- shtoi Katy. “Gjeta mënyrën për të qenë mirënjohëse. Edhe kur nuk jam në humor të mirë them me vete: ‘Jam mirënjohëse, jam mirënjohëse!”
“Shpresa ka qenë gjithmonë një opsion për mua, për shkak të marrëdhënies sime me Zotin. Diçka më e madhe se unë më krijoi për një qëllim dhe për një arsye. Çdo person është sjellë në jetë për një arsye,”- u shpreh ajo.