Afra Saraçoğlu, aktorja e famshme e brezit të ri, e suksesshme në të gjitha interpretimet e saj, e cila është ndarë së fundmi nga kolegu i saj Mert Demir, pasi u kthye nga pushimet në Spanjë javën e kaluar, vijoi me të tjera ditë pushimi në fluturimin e saj drejt Nju Jorkut. Shumëkush mendoi se kjo ishte një mënyrë që aktorja kishte zgjedhur për të larguar mendjen nga për të zbehur plagët e zemrës, nga ndarja me ish të dashurin e saj.
Ndërkohë, aktorja 26-vjeçare, ka tërhoqur sërish vëmendjen e fansave përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale, me fotot nga Nju Jorku. Postimet e saj në Instagram, ku numri i ndjekësve aty arrin në 9.5 milionë, u vlerësuan në masë.
Fotot e realizuara nga Saraçoğlu në vende dhe rrugë të ndryshme në Nju Jork tërhoqën vëmendjen me stilin dhe dëshirën e aktores për të eksploruar qytetin.