Ndarja e aktores turke Hande Erçel nga këngëtari turk Murat Dalkiliç ka qenë shumë e komentuar në media kohët e fundit. Shkak i komenteve të shumta ishin thashethemet se aktorja kishte nisur një lidhje dashurie me aktorin Kerem Bursin, krah të cilit luan në serialin “Trokit në derën time”. Erçel i mohoi fjalët për një lidhje të re ndërkohë edhe ish-partneri i saj vërtetoi se shkak i ndarjes së tyre nuk ka qenë aspak Kerem.
Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Murat ka humbur 600 mijë lira turke pasi ka vendosur të largohet nga shtëpia ku jetonte me Handen. Çifti bashkëjetonin në këtë shtëpi prej kohësh dhe po mendonin të martoheshin. Pas ndarjes, Murat ka vendosur të mos jetojë në të njëjtën shtëpi dhe po kërkon për një të re. Mirëpo sipas mediave turke aktori kishte paguar 1 vit qera për këtë shtëpi, para të cilat shkuan dëm.