Prej pak ditësh, ish këngëtari i grupit “One Direction”, Zayn Malik dhe e dashura e tij, modelja Gigi Hadid, njoftuan ndarjen. Të dy e kanë përballuar në mënyra të ndryshme fundin e lidhjes së tyre. Fillimisht, ishte Hadid ajo që u përfol për një lidhje me Lewis Hamilton. Ndërsa, lajmi tjetër vjen nga Malik, i cili i ka habitur të gjithë me ndryshimin në look.
Këngëtari është bërë totalisht biond. Ai është fotografuar në Miami, SHBA gjatë xhirimeve të këngës së tij të re. Fansat e kanë interpretuar këtë ndryshim si një nostalgji për të dashurën e tij. Malik kishte pikërisht këtë look kur xhiroi klipin e këngës “Pillow talk” në të cilën shfaqej së bashku me Hadid.