Aktorja e njohur e ’Step Up’ dhe ish-bashkëshortja e Channing Tatum, Jenna Dewan, i ka nxjerrë të gjitha në shesh, për revistën ‘Women’s Health’ dhe linjat e saj me siguri do t’a bënin Channing të rikthehej sërish me të.
Megjithatë, Jenna duket se është shumë e lumtur, plot vetëbesim dhe po shijon jetën e saj single në maksimum. Për sa i përket të pozuarit nudo, aktorja dhe balerina, është shprehur se profesioni i saj si balerinë e ka bërë të mos ketë fare komplekse për këtë pjesë.