Modelja Irina Shayk pas ndarjes nga Cooperduket se ka shumë gjëra për të treguar për lidhjen e saj me të dhe se e ka projektuar shumë mirë hakmarrjen ndaj tij. Burime pranë saj kanë zbuluar se disa shtëpi botuese i kanë ofruar asaj bashkëpunim me shuma të majme për të treguar çdo gjë për Cooper në një libër.
“Në fillim ajo mendoi se kjo do të ishte diçka e keqe, por tani është e mendimit se duhet ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe pse jo të përfitojë pak prej saj në të njëjtën kohë. Bradley e ka dëgjuar se ajo po punon për diçka dhe e di se ajo do të shkruajë se sa partner i lig dhe i fokusuar pas punës ishte ai”, kanë thënë burimet.
Thashethemet për tradhëti të Bradley Cooper nisën në vitin 2017-të, kur ai filloi xhirimet e filmit ‘A Star Is Born’ përkrah Lady Gaga. Më pas gjatë turneve promovuese të filmit ata të dy treguan se mes tyre kishin shumë kimi dhe në performancën në “Oscar” u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin e ishin gati të shkëmbenin një puthje romantike.