Pas ndarjes nga bashkëshortja, Stine kalon momente të veçanta me vajzën!

Showbiz

stine gjergm
Vetëm pak javë më parë Stine njoftoi përmes një postimi në Instagram se kishte vendosur të ndahej nga partnerja e tij Graciela. Ai tregoi se marrëdhënia mes tij dhe nënës së vajzës së tij nuk po shkonte si duhej edhe pas përpjekjeve që kishin bërë. “E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – shkruante Stine në foton e ish-partneres.