Ndarja e Ariana Grandes nga i fejuari i saj Pete Davidson ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme në showbiz kohët e fundit. Pas ndarjes këngëtarja e riktheu sërish tek Pete unazën e saj të diamantit, që kushtonte rreth 93 mijë dollarë. Megjithatë ajo e ka zëvendësuar menjëherë me një të re dhe këtë herë bëhet fjalë për një tjetër lloj marrëdhënie.
Fansat kanë vënë re se Ariana mbante në gisht një unazë, në një fotografi që publikoi gjatë fundjavës. Në fillim të gjithë dyshuan për një lidhje të re, por Ariana tregoi se ajo ishte një unazë për miqësinë me shoqet e saj të ngushta. Grande së bashku me dy mikeshat e saj Alexia Luria dhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Njomëza, mbanin në gisht unazë të njëjtë diamanti. Siç duket Ariana e ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes.