Pas miqësisë së Selena Gomez me Justin Bieber, reagon the Weeknd

Showbiz

jusitnselemsiu

Edhe pse mediet shkruajnë se The Weeknd nuk është shqetësuar aspak se e dashura e tij, këngëtarja Selena Gomez ka nisur të takohet sërisht me Justin Bieber, një tjetër burim ka pohuar se këngëtari nuk e vlerëson aspak këtë miqësi. The Weeknd ndodhet momentalisht në turne ndërkohë që në profilin e tij në Instagram, ai ka fshirë nënën e Selena Gomez si dhe miqtë e saj.

Sipas Perez Hilton, i cili foli për këtë krisje të marrëdhënies Gomez-The Weeknd, kjo është një shenjë që këngëtari i “Starboy”jo vetëm është i shqetësuar për këtë miqësi por gjithashtu mund të merret parasysh që dyshja është ndarë nga njëri-tjetri, pas një viti lidhje.