Ajo influencon miliona femra në botë me imazhin e saj, por pas një lëkure plot shkëlqim e të kuruar, fshihet sëmundja autoimune e psoriasis. Ajo lufton prej 8 vitesh me këtë sëmundje dhe këtë të enjte, ylli 38-vjeçar i ‘Keeping Up With the Kardashians’, ka zbuluar një foto të fytyrës së saj të prekur nga psoriasis.
Së pari, kjo sëmundje i është shfaqur në të njëzetat e saj, më pas në të tridhjetat dhe tani Kim tregon se është rikthyer në formën e saj më të keqe, të përhapur në shumë zona të trupit. Deri tani ajo i ka mbuluar me make up zonat e prekura. Megjithatë, një problem i tillë duket se nuk ka ndikuar asapk në vetëbesimin e saj. Kështu që vajza të dashura, kjo anë tjetër e Kim-it duhet të na ndihmojë për të kujtuar edhe njëherë që perfeksioni nuk ekziston.