Almeda Abazi prej disa kohësh e ka lënë disi pas dore karierrën e saj dhe ka preferuar që të shijojë në maksimum shtatzëninë.Në datën 5 të këtij muaji, ajo u bë nënë e një vogëlushi të quajtur Efehan së bashku me bashkëshortin Tolgahan Sayisman.Pas gëzimit të ri në familje, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një lajm, i cili tashmë i përket karierrës së saj.Kënga “Alabama” e Almedës është kënga e dytë më e dëgjuar në Itunes në Uzbekistan, e cila ja ka kaluar edhe artisteve të njohura si Adele apo Billie Eilish.”Faleminderit Uzbekistan”- shkruan aktorja krahas postimit, duke i bashkëngjitur një zemër.
