Supermodelja Adriana Lima është prej kohësh në një lidhje dashurie me shkrimtarin turk Metin Hara. Lima ka vizituar, kohët e fundit, shumë vende në Turqi duke shpenzuar thuajse gjithë verën në vendlindjen e të dashurit. Në një intervistë të saj, 37 vjeçarja ka thënë: “Gratë turke kanë një bukuri natyrale. Më pëlqen që theksojnë shumë sytë kur bëjnë make-up. Jam e lumtur që ato i kushtojnë rëndësi pamjes së tyre.”
Gjithashtu, Lima ka shtuar: “Kam mësuar të bëj kafe turke dhe t’ja shërbej mysafirëve. Më pëlqen gjithashtu bakllavaja, është e preferuara ime”.