Të shumta janë diss-et e thumbimet që Noizy dhe Stresi kanë bërë prej kohësh për njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë se ata janë kundërshtarë ‘të përbetuar’. Mirëpo, veprimi i fundit i Stresit na ka habitur të gjithëve.
Megjthëse është kundërshtar i tij, Stresi ka nisur të ndjekë një faqe me emrin e Noizy-t në Instagram.
Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se Stresi po kërkon të pajtohet me Noizy-n, duke u bazuar nga ky veprim.
Mirëpo, duket se ky ka qenë vetëm një gabim i momentit, sepse po t’i hedhim një sy listës së personave të cilët ndjek Stresi në Instagram, nuk figuron asnjë llogari me emrin e Noizy-t.
