Pas lajmeve për ndarjen, reagon publikisht Stresi…

Showbiz

Ndërkohë që kudo po përflitet për një marrëdhënie në krizë me partneren e tij Kejsin, Stresi flet për dasëm dhe ftesa.
Reperi në daljen e tij të fundit publike ka lënë të kuptohet se dasma do të bëhet dhe madje ai i ka bërë gati ftesat.


“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”- është shprehur Stresi.