Pas koncertit në Kosovë, Elvana rrëfen emocionet e rikthimit në skenë!

Showbiz

elvana kosove
Në fillim të këtij muaji Elvana Gjata vendosi të rikthehej sërish në publik pas ngjarjeve në jetën e saj. Nëpërmjet një statusi në ‘Instagram’ ajo zbuloi për të gjithë fansat se do të rikthehej fuqishëm si kurrë më parë. Ditën e djeshme ajo u shfaq për herë të parë në skenë pas shumë kohësh, kur u ngjit në teatrin e Prishtinës për të kënduar për festën e Pavarësisë në Kosovë.

Screenshot 23 11

Ky koncert që e riktheu edhe njëherë në skenë u mirëprit nga të gjithë dhe Elvana ka treguar se e ka shijuar në maksimum.Ajo ka publikuar fotografi të ndryshme të shkëputura gjatë koncertit dhe ka zbuluar se është kënaqur shumë nga pritja që i është bërë nga organizatorja, Anita Haradinaj dhe publiku.

Screenshot 24 10

“Oj Kosovë e dashur që më dhuron vetëm dashuri…Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbrëmë në koncertin për nder të Pavarësisë, jam ndjerë si kurrë ndonjëherë, si në shtëpinë time. E lumtur për të gjithë ju që ishit mbrëmë të pranishëm në koncert. Mirënjohje për atë që bëri të mundur këtë event, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjen tënde në realizimin e këtij eventi”, – ka shkruar Elvana bashkangjitur fotos. Ndërkohë, pritet që shumë shpejt Gjata të publikojë këngë të reja, që me siguri do të kthehen në hit si çdo projekt tjetër i saj.