Pas këtyre pushimeve Sidrit Bejleri ia di akoma më shumë sakrificat të shoqes

Showbiz

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sidrit Bejleri ka ndarë së fundmi disa momente mjaft të ëmbla me vajzën e tij të vogël, për të cilën është kujdesur teksa kanë udhëtuar drejt Thethit.
“Mami e ka mbajtur 9 muaj në bark. Më në fund e mbajta edhe unë… ca orë rrugës për tek Ujvara e Grunasit në Theth. ? #ujvaraegrunasit #theth #shkodra”, ka shkruar Sidriti krah fotove ku shfaqet me vogëlushen në krahë.
Me siguri artisti është duke e shijuar maksimalisht këtë periudhë më familjen e tij, duke u kujdesur dhe duke i dedikuar fëmijëve shumicën e kohës. Sidriti ka ndarë dhe më parë momente të ndryshme me ta, duke zbuluar se ata mbeten impenjimi kryesor i tij.