Aktorja e njohur pak kohë më parë humbi mamanë e saj. Hande Ercel ka qenë për muaj të tërë përkrah saj, duke u munduar maksimalisht ta ndihmonte me çdo gjë. Gjatë kësaj periudhe, ajo pezulloi të gjitha punët e saj dhe u shpërngul në një shtëpi me të ëmën. Tashmë që e ëma e saj nuk jeton më, Hande ka vendosur të mos jetojë më vetëm apo me aprtnerin e saj. Ajo është shpërngulur tek shtëpia e babait, pasi ka nevojë të jetë pranë tij.