Ollie Watkins i ka dhënë fund beqarisë duke njoftuar fejesën me partneren e tij, Ellie Alderson. Ylli i Anglisë dhe tashmë e fejuara e tij kanë shijuar një udhëtim në liqenin e Komos pas humbjes së ekipit të tij kundër Spanjës në finalen e Euro 2024. Ellie ka njoftuar nga Instagrami lajmin e lumtur përmes një seti fotografish. Në një nga fotot, Ollie shihet i ulur duke i propozuar Ellie-t, me të cilën fillimisht u takua në vitin 2018.
“Natë speciale në liqenin e Komos me të fejuarin tim. Shumë e lumtur”, shkruan Ellie. Çifti jeton së bashku në Birmingham dhe kalojnë shpesh kohë në Villa Park.