Rreth 1 javë më parë djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës policia i mori patentën për shkak se po udhëtonte me shpejtësi 128km/h.
Por duket se Berisha e ka gjetur zgjidhjen për të udhëtuar tashmë që nuk e ka më patentën, pasi si “shofere personale” ka marrë partneren e tij Armina Mevlanin.
“Patenta e re”, shkruan me humor Shkelzeni, ndërsa duket që është mjaft i lumtur për shoferen që ka gjetur.
Kujtojmë se në të njëjtën ditë policia i mori patentën edhe Ermal Mamaqit, për të njëjtën arsye si Shkëlzenit, shpejtësi mbi normat e lejuara.